Propozim për martesë në maje të shkëmbit

Një burri nga Kalifornia, i është rrezikuar jeta duke u ngjitur në majën e një mali, për të bërë një propozim të veçantë martese për të dashurën e tij.

Michael Banks arriti të ngjisë malin në një terren shumë të rrezikshëm dhe i kërkoi të dashurës së tij, përmes facetime, që të martohej me të. Ndërsa ai nuk e kishte marrë parasysh se propozimi aventuresk mund të kthehej në një rrezik për jetën e tij, sepse ai e gjeti veten vetëm në majën 27 metra të malit, duke e patur të pamundur që të zbriste sërish vetëm sic u ngjit.

Mediat lokale thanë se u njoftuan nga disa dëshmitarë por edhe nga e fejuara e djalit, që kishte kërkuar ndihmë. Ngjarja u shënua në orën 9 të mëngjesit. Forcat zjarrëfikëse dhe ekipet e shpëtimit e shpëtuan të riun vetëm përmes helikopterit.

Banks më pas raportoi përpara policisë, e cila mendoi se ai ishte nën efektin e substancave narkotike pasi zyrtarët thanë se ngjitja e malit “Morro rock” është ilegale.

“Është e paligjshme të ngjitesh në Morro Rock sepse është i rrezikshëm. Njerëzit mund të vdesin. Për herë të fun dit, 4 të rinj që u ngjitën në të, mbetën të vrarë. Që nga ajo kohë vitin e shkuar, ne kemi patur 4 incidente të tjera ku dhjetëra vetë kanë humbur jetën” tha shefi i departamentit të policisë në Morro Bay, Steven Knuckles. /albeu.com/

Temat
Fun

Të afërta