Ja çfarë ju ndodh nëse vidhni këtë super-gjyshe

Grace Smith është plot 89 vjeçare dhe ajo jeton e vetme në një shtëpi të vogël në Sunbury-on-Thames.

Gjatë kohës që kjo gjyshe po ndiqte serialin e saj të preferuar, një burrë i panjohur hyri brenda në shtëpi dhe filloi të vidhte të gjitha orenditë aty pranë. Në momentin që Grace e vuri re këtë gjë, u ngrit menjëherë dhe duke përdorur shkopin që e ndihmon të eci, mundi ta godiste hajdutin dhe ta përcillte këtë të fundit jashtë shtëpisë pa e lejuar të vjedhë asgjë nga shtëpia e saj.

Ajo më pas tha se ishte e vështirë ta parandalonte vjedhjen sepse ai ishte djalë i ri dhe rrjedhimisht i fuqishëm, por guximi e bëri ta godiste me shkop pa ndalim derisa të sigurohej që ky i fundit ishte dorëzuar dhe të dilte vetë nga shtëpia. Pas kësaj, Grace raportoi në polici që të sigurohej që ky incident mos të përsëritet më.

“Nuk kam shumë gjëra në shtëpi, ato pak që kam, i kam vërtetë të shtrenjta! Nuk lejoj njëri të mi marri, asnjëherë!”, është shprehur ajo./Albeu.com/

ad_202636926-e1460383072994-680x365_c

Temat
Fun

Të afërta