Gratë kineze që i shkurtojnë flokët vetëm një herë në jetë

Në Kinë një grup i grave dhe vajzave në Guangxi,janë mbledhur në një lumë afër fshatit Huangluo Yao për të festuar për flokët e tyre të gjatë në një festival vjetor këtë të shtune.

Gratë janë pjesë e një grupi etnik Yao që flokët e tyre i mbajnë të mbledhura brenda një shamie dhe i lëshojnë gjatë festivalit për t’i larë dhe krehur. Gratë nga ky fis kanë një gjatësi mesatare të flokëve prej 2.3 metra.

Gratë Yao me të kuqe i shkurtojnë flokët e tyre vetëm një herë në jetë, zakonisht vetëm para martesës. Kjo traditë e këtij fisi ka siguruar një vend në Librin e Guinnessit të Rekordeve Botërore si fshati i parë i flokëve të gjata në botë.

Besohet se flokët e gjatë të një gruaje sjellin jetëgjatësinë, pasurinë dhe fatin e mirë të familjes së saj. /albeu.com/

237977

237978

237979

Temat
Fun

Të afërta