Historia e zhytësit që mbeti pa oksigjen për 38 minuta në 92 metra thellësi, ekspertët edhe sot nuk e dinë si mbijetoi (Foto)

Gjatë një nate me shi në Detin Verior gjatë shtatorit të vitit 2012, Chris Lemons pa vdekjen me sy. I bllokuar nën platformën e naftës në ujërat e ftohta,...

Gjatë një nate me shi në Detin Verior gjatë shtatorit të vitit 2012, Chris Lemons pa vdekjen me sy. I bllokuar nën platformën e naftës në ujërat e ftohta, atij i kishte mbetur oksigjen në bombolë për vetëm edhe një minutë jetë.

Gjëja e vetme që në ato momente i sillej nëpër kokë, ishte e fejuara Morag e cila po e priste në Skoci që ta përfundojë ndërrimin si zhytës në industrinë e naftës, dhe të vazhdojnë me ndërtimin e shtëpisë së tyre të parë. Ata kishin planifikuar që të martohen në prill, transmeton Telegrafi.

E çdo frymëmarrje sa vinte e bëhej më e vështirë dhe çdo sekondë pritej të mbeste pa oksigjen. Chris, që asokohe ishte 33-vjeç, gjithmonë e ka përshkruar punën e tij si udhëtimin në hapësirë, por “nën ujë”.

E përvoja e tij e hidhur në Detin Verior, e ka bërë atë protagonist në dokumentarin më të ri të BBC-së të titulluar “Fryma e fundit”. Kurse mbijetesa e tij nën ujë për shumë minuta, vazhdon të habit ekspertët e zhytjes.

Temat
Fun

Të afërta