Angela Martini: Femrat që sillen mirë, kurrë nuk bëjnë histori

Jetën pas martesës dhe largimin nga modelingu, Angela Martin e pasqyron kohët e fundit në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare sjell shpeshherë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale...

Jetën pas martesës dhe largimin nga modelingu, Angela Martin e pasqyron kohët e fundit në rrjetet sociale.

Bukuroshja shqiptare sjell shpeshherë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në Instagram, por edhe lë mesazhe kuptimplote.

Ajo së fundi ka thënë se zakonisht femrat që nuk janë sjellë mirë kanë lënë gjurmë në këtë planet.

“Femrat që sillen mirë, kurrë nuk bëjnë histori”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale teksa shihet në një pozë të nxehtë.

Theksojmë se zeshkania ka vite që është martuar me milionerin dhe kineastin rumun, Dragos Savulescun.

Ndryshe, vitin e kaluar ish-modelja u certifikua si trajnere jete (një person që ndihmon njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe që i këshillon për ndryshimet që duhet të bëjnë në jetë) dhe më pas u bë producente filmi./ telegrafi

Temat
Showbiz

Të afërta