Babai e rrahu vajzën në shkollë, mësimdhënësit nuk bënë asgjë për ta penguar

​Raymond Rosario nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ishte ftuar në shkollë nga mësimdhënësit e të bijës, e cila së fundmi nuk kishte pasur sjellje të mira.

Në momentin që mësoi lajmin, ai nxori rripin dhe nisi ta godiste fuqishëm, ndërsa ende ishte në zyrat shkollore, transmeton Telegrafi.

Derisa 14-vjeçarja po përjetonte shumë dhunë, askush prej të pranishmëve, nuk bëri asgjë në përpjekje për t’i ndaluar.

Ngjarja është konsideruar si dhunë familjarë dhe kanë nisur hetime ndaj Rosario, i cili është zyrtar policor.

Temat
Showbiz

Të afërta