Modelja shqiptare: Nuk ka grua futbollisti të jetë e kënaqur në shtrat

Modelja e njohur Erjona Sulejmani, njëkohësisht dhe ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemali tha se nuk ia vlen të martohesh me një futbollist.

E ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Erjona tha se nuk ka asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur në aspektin seksual.

Ajo u shpreh:

Unë nuk kam njohur asnjë grua futbollisti që të jetë e kënaqur. Plot gra kam njohur dhe nuk janë të kënaqura as në aspektin e jetës e as në krevat”

Modelja vazhdoi dhe më tej duke thënë se nuk ia vlen të merresh me futbollistat, pasi gjithë ditën ata rrinë në Instagram duke kërkuar gra.

Deklarata e saj hapi dhe një bisedë në studion e emision, duke e detyruar modelen ta shpjegojë mirë atë që tha.

Më tej, ajo vazhdoi:

Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”

Temat
Showbiz

Të afërta