E shihni shpesh, por a e dini vajza e cilit këngëtar është Rina Krasniqi?

Sigurisht ju kujtohet akoma këngëa “Daba daba” e kënduar me shumë dashuri nga dy këngëtaret për fëmijë, Rina dhe Fjolla Krasniqi, shkruan Kosovarja.

Që të dyja dikur vogëlushe mjaft të ëmbla, sot secila në fusha të ndryshme të artit, dhe të distancuara nga muzika.

Fjolla dhe Rina janë vajzat e kompozitorit dhe këngëtarit të mirënjohur Naim Krasniqi i cili gjithmonë solli freski me idetë dhe kreativitetin e tij organizativ. Në veçanti Rinën, si një vajzë tejet simpatike dhe me një stil unik, keni pasur rastin ta njihni e t’i shikoni me ëndje rolet e saja në disa nga seritë tona vendore.

Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”, një rol mjaft karakteristik dhe i pëlqyer nga audienca.

Por, përveç kësaj Rina shquhet edhe për një stil të jashtëzakonshëm, saqë fotografitë e postuara në rrjete sociale e dëshmojnë më së miri këtë. Lirisht mund të thuhet se nga një vajzë krejt e thjeshtë, është transformuar në një femër plot art dhe shpirt artisteje që i rrezaton nga veshje, aktrimi e gjithçka tjetër.

Temat
Showbiz

Të afërta