Deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje është miratuar me 80 vota ‘për’.
Para se marrëveshja të dalë në votim, deputetët e Vetëvendosjes për tri herë rresht hedhën gaz lotsjellës në seancë duke e detyruar kryetarin e Kuvendit Veseli ta ndërpresë seancën deri në pastrimin e sallës.