Prokurori kërkon dënim për Shefqet Krasniqin

Prokurori Special, Elez Blakaj ka kërkuar që gjykata ta dënojë ish-imamin e xhamisë së madhe të Prishtinës, të akuzuar për terrorizëm.
Në fjalën e tij përfundimtare, prokurori special tha se provat që ka prezantuar në gjykatë dëshmojnë se Shefqet Krasniqi ka shtyrë të rijnë kosovarë që t’i bashkohen luftës në Siri i Irak.

Ai tha se imami kontrovers ka nxitur edhe urrejtje dhe mos durim kombëtarë përmes ligjëratave të tij, raporton Gazeta Express.

“Provat kanë treguar se Shefqet Krasniqi ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet”, tha prokurori Elez Blakaj gjatë fjalës së tij përfundimtare, në seancën e cila po mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Shefqet Krasniqi përveç akuzave për terrorizëm, akuzohet edhe për shmangie tatimi.

“I pandehuri qëllimisht apo me dashje ka bërë shmangie tatimore pasi nuk i ka ofruar dokumentet e nevojshme Administratës Tatimore të Kosovës”, tha prokurori special. /GazetaExpress/.

Temat
LajmeVend

Të afërta