Fatmës së Thumb qentë endacak ja kafshojnë bashkëshortin

Dukuria e qenve endacakë, s’është prezente vetëm në Kosovë por ata janë problematikë edhe në Shqipëri. Këtë e dëshmon fakti që bashkëshorti i moderatores Fatma Haxhialiu të Thumb, është...

Dukuria e qenve endacakë, s’është prezente vetëm në Kosovë por ata janë problematikë edhe në Shqipëri.

Këtë e dëshmon fakti që bashkëshorti i moderatores Fatma Haxhialiu të Thumb, është kafshuar nga qentë endacakë në Tiranë.

Prezantuesja ka reaguar menjëherë në profilin e saj në Instagram, duke shkruar se kjo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe më e tmerrshme do ishte sikur bashkëshorti i saj, të kishte edhe djalin me vete.

Ajo u ka bërë thirrje edhe autoriteteve që të merren me qentë endacakë, në mënyrë që të mos sulmojnë më dikë tjetër.

Në postimin e saj në Instagram ajo ka shprehur indinjatën për këtë që i ka ndodhur bashkëshortit të saj.

Mes tjerash, ajo shtoi bashkëshorti i saj është veterinar dhe di si të sillet me kafshët.

Fatma është prej prezantueseve më kontraverse të televizionit shqiptar. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta