Publikohet versioni final i këngës “Mall” për Eurovision, fansat evropian shprehet të dëshpëruar

Shqipëria ka publikuar sot versionin final të këngës me të cilën do të përfaqësohet në festivalin e këngës evropiane “Eurovision Song Contest”.

Kënga “Mall” e kënduar nga Eugent Bushpepa, këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Kënga në versionin final është publikuar sot dhe do të këndohet në gjuhën shqipe.

Versioni final duket se ka humbur energjinë e këngës kur Bushpepa fitoj festivalin e fundvitit në RTSH, dhe për këtë fansat evropian janë shprehur me komente deshpëruese në Youtube, shumica nga ta nuk besoj se Shqipëria me këtë këngë do të prek finalen e Eurovisionit.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet në Lisbonë më 8-10 dhe 12 maj./Magazina.

Temat
Showbiz

Të afërta