Princesha e Dubait arratiset, “tërbohet” sundimtari i shtetit babai i saj!

Një “princeshë e arratisur” ka pohuar se ka ikur nga Dubai në një përpjekje për të jetuar një jetë normale.

Vajza, e cila thotë se është vajza e Sheikh Muhammed bin Rashid Al Maktoum, një miliardier i vendit, thotë se ajo nuk ka lirinë për të jetuar jetën e saj në Dubai dhe u mbajt fshehurazi në burg për tre vjet pas një tentative të dështuar të arratisjes kur ishte adoleshente.

Sheikha Latifa Mohammed Al Maktoum pretendon se është droguar në spital nga mjekët për të ndaluar rebelimin e saj, përcjell albeu. Latifa, 33 vjeç, e cila thotë se është një nga 30 fëmijët, e një sundimtari të pasur në Dubai i cili i ka fëmijët me gjashtë gra, e ka lënë shtetin arab.

Latifa fshehur në një jaht jashtë brigjeve të Indisë jugore dhe pritet të kërkojë azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Ajo pretendon se nuk është lejuar të largohet nga vendi që nga viti 2000, nuk lejohet të lëvizë dhe babai i kontrollon lëvizjet e saj gjatë gjithë kohës. Edhe pse është në moshën 30-vjeçare, Latifa thotë se duhet t’i përmbahet një mbikëqyrjeje të rreptë dhe nuk ka lirinë që të tjerët gëzojnë në vendin që është një nga destinacionet turistike më të njohura në botë.

“Unë nuk kam lirinë që njerëzit kanë. Liria e zgjedhjes nuk është diçka që kemi, “ thotë ajo.

Temat
Fun

Të afërta