Ariana me vjehrrën behën pjesë e vendit të xhirimeve të serialit turk

Është një shembull për shumë familje, e sidomos në mes vjehrrës dhe nuses ku raporti i tyre është për lakmi, ato reflektojnë dashuri te njëra tjetra por si nënë e bijë, shkruan Kosovarja.

Është fjala për Arianën dhe Nera Fejzullahun, nuk është një raport sy e faqesh por kjo dëshmohet prej kohësh. Janë shumë momente ku kalojnë kohën bashkë, janë të rralla rastet ku re e vjehërr të kenë kaq gjuhë të përbashkët, sa të koordinohen edhe për udhëtime jashtë vendit.

Ato të dyja për momentin ndodhen në Turqi dhe nëpërmjet imazheve që sjellin pasqyrojnë edhe momentet që po kalojnë. Ndër shumë vende që ato vizitojnë është edhe njëra nga shtëpitë ku është xhiruar seriali i famshëm turk ‘Fate të lidhura’.

Re dhe vjehërr po shijojnë momentet më të bukura së bashku pa pranin e bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre. /Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta