Ja çfarë ndodh në të vërtetë kur qeni ju lëpin fytyrën?

Te gjithe e dime se kur një qen është i ngazëllyer, ai tund bishtin. Kur është i zemëruar, ai me shume gjasa do të nxjerre dhëmbët dhe do të ulërijë. Dhe kur qeni juaj dëshiron t’ju tregojë se sa shumë ju do, ai zakonisht do t’ju lëpijë me dashuri.

Ka shumë debate mes mjekëve nëse ka ndonje rrezik nga lepirja e qenit, sidomos në fytyrë.

Ju mund të keni dëgjuar nga disa njerëz se “gojët e qenve janë më të pastra se njerëzit”, ndërsa disa te tjere thonë se qentë mund të mbajnë sëmundje në gjuhën e tyre.
Pra, çfarë ndodh në të vërtetë kur qeni lepin fytyrën tënde? Ja e vërteta;

Si fillim, le të hedhim poshtë zyrtarisht mendimin se goja e qenit është më e pastër se sa e jona – në realitet, si qeni ashtu edhe gojët njerëzore nuk jane te pastra. Qentë dhe njerëzit kanë qindra lloje të ndryshme të baktereve në gojët e tyre, por kemi vetëm 16% të të njëjtit lloj bakteresh.

Më keq akoma, studimet kanë treguar se mbartja e baktereve nga goja e qenve në gojën e njeriut (që ka të ngjarë të bëhet nga një qen që lepin një person në gojë) mund të ketë pasoja negative për njeriun.

Pështyma e qenit në një gojë të njeriut ka treguar se mund të shkaktojë sëmundje të tilla si; inflamacion te mishit te dhembeve, periodontitis, ose porphyromonas gulae – kjo e fundit mund të arrije deri ne humbjen e dhëmbëve. Sëmundja është jashtëzakonisht e rrallë në njerëz, por e zakonshme tek qente dhe 16% e pronarëve të qenve e kanë kuptuar që të mos lejojnë qentë tju lëpijne fytyrën.

Edhe më ekstreme do të ishte nëse qeni yt do të lepinte një plagë të hapur ne gojën tuaj.

Sic kuptohet, trupat njerëzorë nuk e kane te lehte per te luftuar çdo gjë që ju mund të merrni nga qeni juaj, pasi sistemi ynë imunitar nuk është mësuar të luftojë këto sëmundje.

Dhe te jemi te sinqerte, kjo eshte e vertete edhe per qente.

Temat
Shëndet

Të afërta