Gëzim Kelmendi thotë që Qeveria e Kosovës ka paguar 300 mijë euro për ‘lakuriq-këndimin’ e Rita Orës

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, që drejton subjektin politik që mbështet idetë e islamit politik, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po e promovon “lakuriq-këndimin e Rita Orës”.

Në një postim në Facebook, Kelmendi tha se qeveria e ka shkatërruar arsimin dhe është fajtore për shkarkimin nga EQAR pasi shkarkoi bordin e AKA’së.

“Kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara po e shkatërron arsimin, dhe për ditën e pavarësisë na promovon dhe mburet me lakuriq-këndimin”, shkruan Kelmendi.

Ai ka thënë që qeveria ka paguar 300 mijë euro për “këndim lakuriq të Rita Orës” dhe festën e pavarësisë e ka simbolizuar me “këndim-lakuriqësie”.

“Le ta din kjo qeveri se me 300 mijë euro që shpenzoj për promovimin e “bikinive” të Rita Orës, do të i kishte gëzuar shumë familje që jetojnë pa kulm mbi kokë”.

Gëzim Kelmendi njihet si politikan që mbështet futjen e fesë në jetën politike dhe mbështet fuqishëm politikën e presidentit autoritar të Turqisë, Reccep Taip Erdogan.

Ky është postimi i plotë i tij.

Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

Qeveritë e kaluara shkatërruan arsimin parauniversitar duke e rradhitur në nivelin më të ulët ndërkombëtar të rezultateve të PISA-s.

Kjo qeveri po e shkatërron arsimin universitar duke e vështirësuar njohjen e diplomave në nivel ndërkombëtar të studentëve kosovar të tashëm dhe të ardhshëm.

Kjo qeveri shkarkoj bordin e AKA-s. Pasojat e shkarkimit të këtij bordi rezultuan me përjashtimin e AKA-s nga EQAR.

Kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara po e shkatërron arsimin, dhe për ditën e pavarësisë na promovon dhe mburet me lakuriq-këndimin. Paguan 300 mijë euro për këndim lakuriq të Rita Orës dhe tërë atë festë të 17 shkurtit ( Ditën e Pavarësisë) e simbolizon me këndim-lakuriqësie.

Mos të harron kjo qeveri se për 17 shkurt u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare, janë ende të zhdukur mbi 1200 shqiptarë.

Le ta din kjo qeveri se mbi 50 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje pas luftës, i kemi mbi 40 % të popullatës që jetojnë në varfëri, e kemi një arsim dhe shëndetësi të fundosur në rrezikun e shkatërrimit total.

Le ta din kjo qeveri se me 300 mijë euro që shpenzoj për promovimin e “bikinive” të Rita Orës, do të i kishte gëzuar shumë familje që jetojnë pa kulm mbi kokë. Por le ta din edhe opozita VV dhe LDK se është bashkë pjesëmarrëse në këtë dëm dhe shkatërrim që po i bën qeveria, ngase po heshtin.

Heshtja përballë të keqes, është miratim i të keqes.

Gëzim Kelmendi

Temat
LajmeVend

Të afërta