Qeni buzëqeshë nga gëzimi që dikush e adoptoi

Një fotografi e një qeni dhe pronari të tij është bërë hit në rrjetet sociale, pasi ajo u publikua të premten. Fotografia, në të cilën shihet një qen dhe...

Një fotografi e një qeni dhe pronari të tij është bërë hit në rrjetet sociale, pasi ajo u publikua të premten.
Fotografia, në të cilën shihet një qen dhe pronari i tij duke buzëqeshur, erdhi pasi qeni gjeti një shtëpi të re.

Por, fotografia e bukur nuk përfundoi mirë për pronarin, pasi policia e Nju Xhersit shkoi në shtëpinë e tij për ta larguar qenin nga aty, transmeton Gazeta Express.

Kjo për shkak se në Waterford Township, Nju Xhersi, qentë e racës pitbull nuk janë të lejuar. Pronari i qenit, Tillery, thotë se qeni i tij nuk është pitbull, por një “bulldog” amerikan.

Policia i thanë atij se deri të hënën duhet ta largojë qenin nga aty, por ai beson se mund t’ua dëshmojë atyre se qeni i tij është një “bulldog” amerikan.

Temat
Fun

Të afërta