Limaj: Demarkacioni nuk është asgjë, na presin ditë edhe më të vështira (Video)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve mes partive të vendit për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një intervistë në emisionin” Debat D” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se Kosovën e presin ditë më të vështira se kjo e demarkacionit.

“Asgjë nuk është kjo me Demarkacionin, na presin ditë më të vështira, vendime më të rënda, prandaj më shumë se kurrë na duhet serioziteti. Ne duhet të ulemi sëbashku të përgaditemi për sfidat që na presin, ndër to, edhe dialogu me Serbinë. Sot ishin me ne edhe nderkombëtarët, por ata pak qëndruan, ne kemi ndejtur sëbashku disa orë, kemi diskutuar”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta