Ja arsyeja pse nuk duhet ti hiqni këpucët tuaja gjatë udhëtimit në aeroplan!

Shpesh mund të vëresh se disa pasagjerë dëshirojnë të heqin këpucët e tyre sapo ulen në vendet e tyre.

Përveç perhapjes se aromes se keqe ne kabinen e tërë, këpucët janë thelbësore gjatë një emergjence të aeroplanit, edhe pse nuk është pjesë e informacionit të sigurisë së fluturimit.

Gjatë një emergjence, të gjitha llojet e mbeturinave dhe sipërfaqet e padëshirueshme do të bllokojnë rrugën tuaj drejt daljes, si dhe jashtë avionit. Nëse këmbët tuaja nuk janë të mbuluara siç duhet, ju do të keni veshtiresi ne rrugen tuaj.

Imagjinoni shkatërrimin e këmbëve tuaja të zhveshura, derisa të shkoni poshtë rreshtit të mbuluar me xhama të thyer, zjarre apo pjese metalike.

Pak sekonda vonesë gjatë një evakuimi emergjent mund të jetë një çështje jete dhe vdekjeje, veçanërisht në një mjedis të mbyllur.

Pra, herën tjetër që shkoni në një udhëtim me aeroplan, ju lutemi të mbani këpucët tuaja gjatë ngritjes, edhe nëse është e pakëndshme.

Ju mund të vishni një palë pantofla nëse keni nevojë per te ajrosur gishtat tuaj. Janë goxha të padobishme në një evakuim të vërtetë emergjence, por të paktën ata janë më mirë se të qendroni zbathur.

Temat
Fun

Të afërta