Mënyrat për parandalimin e sulmeve të zemrës dhe të trurit

​Nga diabeti e shtypja e lartë e gjakut e deri te duhanpirja dhe stresi, ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që dikush të pësojë sulm të zemrës ose të...

​Nga diabeti e shtypja e lartë e gjakut e deri te duhanpirja dhe stresi, ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që dikush të pësojë sulm të zemrës ose të trurit.

Për momentin sulmet e zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve në SHBA. Më shumë se 610,000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, ndërsa sulmet e trurit renditen si shkaktari i pestë më i shpeshtë i vdekjeve, transmeton Telegrafi. Një nga kontribuuesit më të madh që i shkakton sulmet e zemrës dhe të trurit është mungesa e angazhimit në një stil të shëndetshëm të jetesës. Hiqni dorë nga duhani Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pinë 1 deri në 5 cigare në ditë shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve të zemrës.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe jo vetëm se do t’ia shtoni disa vite jetë vetes tuaj, por edhe do ta përmirësoni dukshëm kualitetin e jetës.

Bëni ushtrime fizike

Mund të jetë sfiduese gjetja e kohës për të ushtruar, e veçanërisht kur punoni dhe mbani familje, por 150 minuta ushtrime në javë ju ndihmojnë t’i parandaloni sulmet e zemrës dhe të trurit.

Aktivitetet fizike si çiklizmi, ecja, futbolli, vrapimi dhe noti e forcojnë dukshëm zemrën.

Zvogëloni sasinë e kripës që e konsumoni

Mos konsumoni më shumë se 2,400 miligramë kripë në ditë. Shumica e njerëzve e tejkalojnë këtë sasi sepse konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme, por mundohuni që të konsumoni sa më pak kripë brenda ditës.

Temat
Shëndet

Të afërta