Albatrit Muqiqi ka publikuar foton më të ëmbël të vajzës

Një fotografi e veçantë Këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi ka arritur që me zërin dhe këngët e tij të bëjë për vete fansa të shumtë.

Përveç projekteve muzikore, është ana private ajo që i intereson shumë publikut dhe për të cilën Albatrit Muqiqi përflitet mjaft shumë.

Albatriti postimeve të ndryshme në rrjetin social Instagram, na ka treguar se është shumë i dhënë pas familjes së tij. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të vajzës Amelia, e cila po bëhet çdo ditë e më e bukur. “Jeta jem”- ka shkruar ai sipër fotos.

Ndryshe, kujtojmë se Albatrit Muqiqi shumë shpejt vjen me një këngë të re e cila është e punuar nga Threedots.

Temat
Showbiz

Të afërta