Xhelozi mes motrave Vjollca? Kjo foto sqaron gjithçka

Xhelozi mes motrave Vjollca? Kjo foto sqaron gjithçka
Autori: Lajmi.net Entertainment, ShowBiz12:46, 15 January 2018

Marina dhe Luana Vjollca janë dy femrat më të komentuara të ekranit.

Meqenëse që të dyja janë të zonjat në punën që bëjnë, shumë herë qarkullojnë thashetheme se ka xhelozi mes tyre, shkruan lajmi.net.

Por, komentet që ato i lënë njëra-tjetrës kur postojnë diçka në rrjete sociale, tregon më së miri raportin që motrat kanë mes vete.

Në një fotografi që Marina kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram, komenti i Luanës ishte “O drite”, ndërsa Marina ia kthen me “Jeta ime”.

Kujtojmë që këtë të diele ka përfunduar gara në “C’est La Vie”, emision i moderuar nga Marina Vjollca, ndërsa mësohet se shumë shpejt atë do ta shohim në udhëheqje të një emisioni tjetër. /Lajmi.net/

Temat
Showbiz

Të afërta