Moti sot në vendin tonë

Ngritje e lehtë e temperaturave Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me mjegull në lugina.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, që do të sillen ndërmjet 1 e 10 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, në pjesën e parë të kësaj jave, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, kurse në lugina mund të ketë mjegull.

Temperaturat do të jenë pak mbi mesataren për këte periodë të vitit, në mëngjes ato do të sillën në mes -4 e -1 gradë celsius, ndërsa maksimalja ditore do të sillet rreth 10 gradë celsius.

Temat
LajmeVend

Të afërta