Babëzia e Gjykatës Speciale

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Me fillimin e ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale, do ishte e arsyshme të kuptojmë fisnikërinë e raporteve të akuzuarve me instutucionet që i ushtrojnë, në ndërkohë.

2. Pra, dilema shtrohet nëse të njejtit, duhet të japin dorëheqje apo jo nga postet dhe institucionet, me të kuptuar se janë në listë të Gjykatës përkatëse?

3. Unë mendoj, që dorëheqja është minimumi i asaj që shquhet dhe identifikohet (në vendet demokratike) si satisfaksion moral.

4. Ndërkaq, për (pa)fajsinë e tyre eventuale duhet të merren gjykata dhe prokuroritë me procedurat përkatëse.

5. Kjo rregulla e dorëheqjeve, poashtu kujtoj që duhet të vlejë për të gjitha instancat dhe për secilin individ të akuazuar.

6. Tek e fundit, këtë lloj “satisfaksioni juridiko-politik”, e ka votu e konfirmu edhe vetë Kuvendi i Kosovës.

7. Do ishte absurde dhe shumë joserioze, tanimë “tërhekja” përmes tentimit të shfuqizimit të vendimit të marrë më herët. Amerikanët, kanë një thënie ilustrative për këtë situatë ku thonë; “You ask for it”!

Temat
Opinione

Të afërta