Stresi zbulon një sekret që nuk e dinit!

Stresi është një nga reperët më të përfolur në showbiz-in shqiptar.

Gjithmonë në qendër të vëmendjes, reperi ka bërë bujë që në fillimet e tij edhe për shkak të emrit të çuditshëm. E nëse të gjithë keni pyetur ndonjëherë veten pse emri i artit të Arkimed Lushaj është pikërisht Stresi, reperi më në fund e tregoi të vërtetën.

I ftuar sot në “Pop Culture” ai rrëfeu se që i vogël ishte shumë i lëvizshëm duke e nevrikosur mamanë e tij dhe ajo e thërriste vazhdimisht “stres”. Dhe meqë të gjithë filluan ta thërrisnin kështu, reperi e mbajti këtë emër edhe në skenë.

Temat
Showbiz

Të afërta