Mahmut Ferati këndon për Facebook dhe Viber

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe siç e do zakoni estrada shqiptare sjellin projekte të reja, përpunime e potpuri për t’i prezentuar në programet festive.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar shumë nga xhirimet që do të na servohen gjatë netëve festive, shkruan GazetaExpress.

Në njërin nga programet festive ishte i ftuar edhe këngëtari Mahmut Ferati, i cili së bashku me disa artistë të tjerë kanë realizuar një potpuri.

Ajo që bie në sy është një pjesë e tekstit shumë interesant që tematikë ka rrjetet sociale, të cilat sipas tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Se si kanë ndryshuar gjërat sipas Mahmut Feratit që nga dalja e “Facebook” dhe “Viber”,mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

Temat
Showbiz

Të afërta