Policë me kallash e ruajnë Ramush Haradinajn (Foto/Video)

Bjeshkët po vazhdojnë të jenë destinacion i preferuar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dita e dielë e kryeministrit ishte mjaft sfiduese, pasi bashkë me disa të tjerë ishte ngjitur në një bjeshkë në Suharekë, ku bora ishte mjaft e madhe.

Haradinaj është parë dje bashkë me një grup njerëzisht në vendin e quajtur “Guri Ruzhdës”, ndërsa përveç miqëve të tij, aty kishte edhe persona të armatosur rëndë, të cilët sipas gjitha gjasave ishin truproje të kryeministrit Haradinaj, shkruan Magazina.al

Në këtë foto shihet edhe personi i armatosur me kallash, i cili duket se është policë nga Njësia Speciale e Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e kryeministrit./Magazina.al/

Temat
Showbiz

Të afërta