Kishte problem me mbipeshën, por me sukses i kthen linjat për dasmë…

Lucy Steward nga Edinburgh i Skocisë, kishte shtuar shumë peshë për një kohë të shkurtër, duke bërë që ta pyesin nëse është shtatzënë.

Për shkak se 110 kilogramë ishin të rënda për të, vendosi t’i nënshtrohej një diete dobësimi dhe brenda një kohe të shkurtër, humbi 30 kilogramë, transmeton Telegrafi.“Më shikonin sikur jam gati të lindë dhe më jepnin përparësi, ishte e neveritshme.

Vendosa të riktheja linjat që kisha dikur” ka thënë Steward lidhur me rastin.

Meqenëse është e fejuar, ajo ka thënë se deri në fillim të shkurtit kur do ta ketë dasmën, dëshiron të ketë trup të përkryer dhe fustan me disa numra më pak.

Kilet e tepërta, ajo i kishte fituar nga ngrënia e pakontrolluar e ushqimeve të shpejta dhe konsumi i pijeve të gazuara.

Temat
Fun

Të afërta