“Kërkohen dymbëdhjetë të dyshuarit e tjerë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë”

“Janë dhënë urdhra për arrestimin e 36, ndërsa për 12 persona akoma po gjurmohet, ata me siguri janë në Republikën e Maqedonisë”, kështu deklaroi Spasovski. Në lidhje me atë...

“Janë dhënë urdhra për arrestimin e 36, ndërsa për 12 persona akoma po gjurmohet, ata me siguri janë në Republikën e Maqedonisë”, kështu deklaroi Spasovski.

Në lidhje me atë se a do të shpallet fletarrest për to, Spasovski tha se ajo është punë e Prokurorisë dhe e Gjykatës.

Ai nuk deshi t’i përmend emrat e personave që kërkohen, as se a ka deputet mes tyre ose organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit, duke theksuar se ato të dhëna nuk mund të shpërndahen në opinion.

Për ata që janë në paraburgim, ndërsa janë edhe të punësuar në MPB, Spasovski tha se ka norma ligjore që tregojnë se duhet të veprohet në asi raste.

“Të gjithë ata të cilët janë të punësuar në MPB, nëse u caktohet masë arresti, pas raportimit marrëdhënia e tyre e punës pezullohet. Për ata për të cilët deri më tani nuk është udhëhequr procedurë disiplinore hapet mundësia për ngritjen e kësaj procedure”, sqaroi Spasovski.

Lidhur me atë nëse MPB mori pjesë në krijimin e veprës, duke e pasur parasysh atë se bëhet fjalë për vepër të rëndë penale terrorizëm, Spasovski tha se roli i MPB-së është rregulluar në Ligjin për procedurë penale. Shtoi se kallëzimet penale, klasifikimin e veprave është duke i punuar Prokuroria Publike Themelore për Krim të Organizuar.

Në pyetjen nëse ekzistojnë mundësi ata të arratisen dhe nëse ndonjëri prej tyre ka pasaportë të falsifikuar ministri tha MPB është duke punuar në sigurimin e këtyre personave të mos arratisen dhe të dalin para gjykatës.

Lidhur me mundësinë që të rritet numri i personave të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, theksoi se për këtë vendos prokuroria.

Në pyetjen nëse ka njohuri se disa prej këtyre 12 personave ka shtetësi të dyfishtë Spasovski u përgjigj: “Kemi njohuri, këto njohuri për momentin nuk janë për mediat dhe opinionin”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta