Çfarë po i ndodh Kaltrina Selimit, humb peshë edhe më shumë!

Këngëtarja shumë e dashur Kaltrina Selimi, vazhdon të jetë akoma një ndër më të pëlqyerat, ani pse prej kohësh e distancuar nga skena muzikore.

Arsyja e tërheqjes së ngadalshme nga skena, tashmë është e ditur, krijimi i familjes dhe jeta në Londër e bën t’i mungojë audiencës shqiptare me projekte më të shpeshta se ç’jemi mësuar t’a shohim e dëgjojmë Kaltrinën.
Kohë më parë, këngëtarja ishte kryefjalë e medieve rozë për shkak të peshës e cila e kishte tjetërsuar Kaltrinën, shkruan Kosovarja.

E njëjta gjendje duket, se e ka përfshirë edhe tani, madje del të ketë humbur dhe më shumë në peshë. Ndoshta edhe mund të jetë dëshirë e vetë këngëtares, për një pamje të tillë që nuk e penalizon aspak për t’u mbajtur si një super femër.

Madje edhe një nënë me linja perfekte, e për kah stili i veshjes, lirisht mund të cilësohet si unike, gjë që e dëshmojnë edhe imazhet që ju sjellim në vazhdim.

Temat
Showbiz

Të afërta