Njeriu që e parashikoi fitoren e Trump-it, jep parashikime apokaliptike për vitin e ardhshëm

Parashikuesi britanik i cili e parashikoi fitoren e Donald Trump-it dhe Brexit-in thotë se viti i ardhshëm do të jetë plot me katastrofa natyrore. Përmbytjet, uraganet, tërmete…., shkruan Independent,...

Parashikuesi britanik i cili e parashikoi fitoren e Donald Trump-it dhe Brexit-in thotë se viti i ardhshëm do të jetë plot me katastrofa natyrore. Përmbytjet, uraganet, tërmete…., shkruan Independent, transmeton Gazetametro.net.

Parashikuesi i njohur britanik Craig Hamilton-Parker, pohon se do të ndodhë një sulm terrorist në autostradën e Anglisë, do të shpërthejë revolucioni në Korenë Veriore, i cili do ta rrëzojë regjimin e ashpër të Kim Jong-un-it, si dhe sulme me drone të cilët do të lëshojnë gazra kimike në qytete evropiane.

“Viti 2018 do të jetë viti i trazirave politike dhe i katastrofave natyrore të shkaktuara me motin e paparashikuar”, ka shkruar ai në blogun e vet.

Përveç lajmeve të këqija, Parker parashikon edhe një lajm të mirë, dhe kjo është se princi Harry do t’ia kërkojë dorën të dashurës së vet Maghan Markle, transmeton Gazetametro.net.

Ky britanik, i lindur në Southampton deri tani ka qëlluar një sërë të sulmeve terroriste, krizën ekonomike ndërkombëtare, si dhe që Theresa May do të arrijë të mbetet në pushtet. Sa i përket SHBA, ka parashikuar se Hillary Clinton do ta braktisë politikën në vitin 2017, si dhe që një anije luftarake amerikane do të fundoset.

Në Evropë, thotë, do të vijë deri te dallimet kulturore, dhe më së keqi do të jetë në Gjermani dhe Francë dhe se do të vijë deri te trazirat racore dhe bastisjet.
Por Parker pohon se si viti i ardhshëm do të jetë më i keqi sa i përket katastrofave natyrore edhe se si ky është parashikimi i tij i parë për vitin 2018.

“Natyrën e kam në maje të listës sepse po parandiej që në vitin 2018 do të përjetojmë shumë tërmete të paparapara, erupsionet vullkanike dhe mot të çuditshëm.
“Tashmë disa vite po flas se këtë mund ta presim, jo vetëm për shkak të ngrohjes globale por edhe për shkak të aktivitetit të shtuar të diellor. Tashmë kemi parë uragane të tmerrshme, por parandiej se më e keqja ende nuk ka ardhur.

Parker parashikon se do të vij deri te erupsioni i Vezuvit në Itali dhe se Napoli do të evakuohet, si dhe do të krijohet aktiviteti i shtuar sizmologjik, madje në disa rajone ku me mijëra vite nuk ka pasur tërmet, ndërsa një tërmet serioz do të ndodh në Zelandë të Re.

Uraganet e rrëmbyeshme do t’i godasin Karaibet, zjarret do të kaplojnë Kaliforninë dhe Australinë, ndërsa Kina dhe India do të përmbyten nga vërshimet. Nëpër dete jugore do të jetë i pamundur lundrimi për shkak të kërcitjes së akullnajave në Antarktik.
Mirëpo, Parker përfundon se nuk do të “jemi të shkatërruar” plotësisht vitin e ardhshëm sepse parashikon rritje të madhe shpirtërore të njerëzimit.

“Parandiej që do të ndodh rritje e madhe shpirtërore e cila do të qojë botën në fillim të “Epokës së artë”. Konfliktet dhe fatkeqësitë do t’i bashkojnë njerëzit dhe do t’iu ndezin dëshirën për kërkim të qëllimit të vërtetë të jetës së njeriut”, përfundon ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta