Messi apo Ronaldo, kush do ta fitojë nesër çmimin e lojtarit më të mirë për 2017?

Ronaldo është favorit për ta fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017 nga “Goal.com”.

“Goal 50”, kështu quhet çmimi që nesër do të dhurohet nga “Goal.com”, për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2017, transmeton Gazeta Express.

Siç bën të ditur Goal, nesër përveç më të mirit në botë për vitin 2017, çmim që do të ndahet mes Ronaldos e Messit, do të shpallen edhe 50 më të mirët.

Sipas Goal, Ronaldo që është fitues aktual i këtij çmimi, është favorit për ta fituar sërish, pas sezonit mahnitës me Real Madridin ku fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola në finalen e Championsit në fitoren 4:1 ndaj Juventusit, përcjell Gazeta Express..

Por, në vitin 2017, Ronaldo nuk ka shënuar shumë gola, këtë e tregojnë statistikat, ku Messi është i pari që ndiqet nga Robert Lewandowski e Harry Kane, kështu që kjo është një tjetër garë interesante mes dyshes së pandalshme. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta