Policia bashkiake zihet me tregtarët ambulantë në Tiranë

Me sa duket, policia bashkiake dhe “çunat” e Lali Erit kanë nisur sërish fushatën e tyre të terrorit ndaj tregtarëve ambulantë, pasi bënë një periudhë të shkurtër pauze dhe...

Me sa duket, policia bashkiake dhe “çunat” e Lali Erit kanë nisur sërish fushatën e tyre të terrorit ndaj tregtarëve ambulantë, pasi bënë një periudhë të shkurtër pauze dhe i lanë ata të qetë “në hallin e tyre”.

Këto ditë policët janë shfaqur gjithandej nëpër Tiranë dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë konfliktuar e konfrontuar me tregtarët ambulantë, duke ua sekuestruar atyre fruta-perimet, apo edhe duke ua hedhur në tokë me arrogancë.Këtë herë, pamjet filmike vijnë nga ish-uzina “Dinamo” në kryeqytet.

Vihen re fare qartë “të fortët” dhe furgoni i tyre me logon e policisë bashkiake, teksa pre e tyre bëhet një grua.

Ajo mundohet të mbrojë veten dhe mallin e saj, të cilin ia shpërndajnë në vendin ku shet.

Gruaja i quan rrugaçë policët dhe u thotë se duhet të kenë turp, ndërsa më tej e pyet edhe se ku do t’i çojë zarzavatet e sekuestruara, por ata nuk i kthejnë përgjigje.

Temat
LajmeRajon

Të afërta