Në sallë duke operuar pacientin, tërmeti nuk “lëkund” mjekët gjatë punës

Mjekët në spitalin e qytetit të Mexico City nuk ndaluan procedurën e shpëtimit të jetës, ndërsa dhoma e operacionit filloi të dridhej.

Videoja e pabesueshme tregon ekipin mjekësor që përpiqet të qëndrojë i qetë, ndërsa dhoma ku ndodheshin dridhej vazhdimisht.

Videoja mendohet të jetë regjistruar gjatë tërmetit shkatërrues të19 tetorit, duke lënë 300 persona të vdekur. Pamjet u filmuan në një aparat fotografik të vendosur në kokën e një mjeku.

Një pacient mund të shihet i shtrirë në tryezën e operimit me zemrën e ekspozuar. Kirurgët mund të dëgjohet duke diskutuar operacionin dhe duke folur për qepjen e pacientit.

Pastaj goditja e tërmetit i detyron ata për pak momente të ndërpresin procedurën me gjoksin e pacientit ende të hapur. Tërmeti bëhet më i fortë, por ende kirurgu trim vazhdon të inkurajojë kolegët e tij që të vazhdojnë punën.

https://youtu.be/zvEmOy0Pw7c

Temat
Fun

Të afërta