Dëgjonte zhurmë nga brenda makinës dhe mendoi se po çmendej, kur e shqeu atë zbuloi çfarë ishte

Një mëngjes para se të shkonte në Florida, Errand Frazier dëgjoi një zhurmë që vinte nga brenda kamionit të tij Chevy.

Pa dyshim që kjo i ngjalli kureshtje dhe mendja i shkoi se mund të ishte një mace, megjithatë për ta vërtetuar ai shkoi në shtëpi mori ushqim dhe e la pranë automjetit dhe një kamera e regjistroi gjithë natën.

Ai u befasua në mëngjes kur pa që pjata e ushqimit ishte krejtësisht e zbrazët. Por, kur e shqyrtoi videon, ai vuri re se nuk kishte regjistruar ndonjë lëvizje të dyshimtë pranë zonës. Ushqimi thjesht u zhduk!

Frazier ndoshta mendonte se po çmendej, kur ai u kthye në makinën e tij dhe dëgjoi përsëri zhurmën. Këtë herë ai vendosi të kalonte nëpër kutinë e mjeteve dhe të hapte pjesët metalike të makinës duke i prerë aty ku vinte zhurma.

Ndërsa ai e hoqi metalin, gjeti një kotele të bukur të frikësuar që hyri në makinë kur pa Errand dhe gruan e tij Cindy.

Të dy e morën me kujdes, ende të fshehur në makinë dhe e dërguan tek organizata humanitare Tonya Martinez ku do merrte trajtimin e nevojshëm. Sot, Megan, pasi kështu u pagëzua, kalon ditët e saj në shtëpinë e një familjeje që padyshim e ka merituar këtë kotele të vogël.

Temat
Fun

Të afërta