“Turitharë, plehrë, ça pyetje i bën moj…”, simpatizantia e Tahirit sulmon gazetaren

Pasi Këshilli i Rregulloreve vazhdoi mbledhjen jashtë kamerave, Saimir Tahir dha një deklaratë për mediet, jashtë Kuvendit.

Ai hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë dhe akuzat e ngritura ndaj tij i quajti politike. Ndërkohë njerëz të shumtë, mbështetës, e kanë pritur jashtë Kuvendit, me brohoritma, puthje dhe përqafime. Po kush janë këta njerëz që e mbrojnë kaq shumë Tahirin?

Dritare.net, po ju sjell një video ekskluzive, se çfarë ndodh, ndërkohë që Tahiri flet për gazetarët. Në video dëgjohen zërat e dy grave, të cilat shajnë Bashën dhe Berishën, e mundësisht këdo që flet kundër Tahirit.

Madje, njëra prej tyre, nuk pëlqen as pyetjen që gazetarja e News 24, i bën Tahirit, duke derdhur kundër saj, një lumë fyerjesh, nga “gazetare e qelbur” e deri te “surratja”. Gratë irritohen aq shumë, sa kërkojnë largimin e gazetares, madje edhe e kërcënojnë me fjalët: “Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme dhe kuptoni se çfarë mllefi kanë njerëzit ndaj politikës dhe kujtdo që del kundër interesave të tyre.

Temat
LajmeRajon

Të afërta