Është 10 mujash por duket si 10 vjeç: Sëmundja e rrallë që e bën tërë kohën të uritur

Një fëmijë meksikan peshon njësoj sa një fëmijë 10 vjeç, edhe pse është vetëm 10 muajsh. Luis Manuel nga Tecoman, në perëndim të shtetit meksikan të Colima peshon 30 kilogramë dhe është gjatë gjithë kohës i uritur.

Kur ishte vetëm 1 muajsh ai vishte rroba të përshtatshme për një fëmijë 2-vjeçar, pasi shtimi i tij në peshë bëhej me shpejtësi marramendëse. Sipas mjekëve fëmija vuan nga sindromi Prader-Willi – një çrregullim i pashërueshëm që mund t’i shkaktojë atak në zemër.

Çrregullimi i rrallë gjenetik shkakton probleme, duke përfshirë nxitjen e vazhdueshme për të ngrënë ushqim, rritjen e pakufizuar dhe zvogëlimin e tonit të muskujve.

Temat
Fun

Të afërta