Kënga e re e Klajdit emocionon Rozanën: Ahhh ç’më plase shpirtin…

Këngëtari Klajdi Haruni dje ka lansuar projektin e tij më të ri, i cili kësaj radhe vije më ndryshe prej herave të tjera.

“Vajzat e babit”, titulohet kënga më e re nga Klajdi e cila trajton një temë tjetër krahas temave që trajtojnë këngët kohën e fundit, që shumica janë për dashurinë, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që kjo këngë prekë thellë në shpirt ata fëmijë që kanë humbur babain, e njësoj ndodhi edhe për këngëtaren Rozana Radi e cila u emocionua shumë pasi dëgjoi këtë këngë.

“Ahhhh cme plase shpirtin @klajdiharuni me keto fjale! Po ku ka lule qe mund te ja mbushin shpirtin tim eti qe sna jetoj! Kam vene barrjere te forte qe diten qe ai iku sepse me iku forca dhe mburoja. Suksese mik”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Kujtojmë që Klajdi mori vetëm komente pozitive për projektin e fundit, si nga ana e fansave ashtu edhe nga estrada.

Temat
Showbiz

Të afërta