BOMBA e Berishës: Çfarë po bën aktualisht Rama për të mos u marrë peng nga Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka shkuar deri aty sa të nisë të lobojë me deputetët e opozitës për të kërkuar votën e tyre kundër heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit, në mënyrë që të bllokojë arrestimin e deputetit të tij.

Ndërsa është duke u zhvilluar mbledhja e këshillit të Mandateve për të hequr ose jo imunitetin e deputetit Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij, Berisha vjen me këtë akuzë.

“Pengmarrje! Rama dorëzohet para Tahirit! Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Sajmir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar arrestimin e Tahirit pasi ka prova se është i përfshirë në trafik droge në bashkëpunim gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e ministrit të Brendshëm, në bashkëpunim me Habilajt.

Berisha flet për pengmarrje të Ramës, pasi siç opozita akuzoi më herët, Tahiri ka në dorë përgjime, filmime dhe dokumente që e përfshijnë Ramën në klanet mafioze, e konkretisht në trafikun e kokainës. Kështu, sipas opozitës, ka një marrëveshjes mes Ramës dhe Tahirit, që ky i fundit t’ia hedhë paq drejtësisë në mënyrë që mos të nxjerrë këto fakte./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta