Violeta Veseli shkëlqen me dukjen krah bashkëshortit të saj

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë mjaft i angazhuar këto ditë në fushata të ndryshme politike.

Në shumicën prej tyre, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Violeta Veseli, e cila i qëndron gjithmonë në krah.

Violeta Veseli gjendet shpesh pranë bashkëshortit të saj në paraqitjet politike.

Violeta me profesion është profesoreshë e gjuhë gjermane dhe punon në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Ajo është pëlqyer shumë herë për paraqitjet me stil në daljet e saj publike.

Njëlloj, ajo nuk ka zhgënjyer me dukjen e saj edhe në daljen e fundit publike që bashkëshorti i saj ka pasur në një nga fushatat e PDK-së. Violeta Veseli shkëlqen pranë bashkëshortit, Kadri Veseli.

Veshur me fustan jeshil në nuanca të mbyllura, dhe me një buqetë lule në dorë, Violeta dukej më e freskët dhe atraktive se çdo herë tjetër. Një buzëqeshje në fotografimet e saj me bashkëshortin, asnjëherë s’mungon! Dukjen e saj, Veseli ia beson stilistes së njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

View this post on Instagram

#Violeta ne BKR.

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on

Temat
Showbiz

Të afërta