Samsung prezanton kamerën VR me 17 lente

Samsung ka prezantuar modelin e ri të kamerës për realitet virtual 360 Round. Kamera përdorë 17 lente për të xhiruar përmbajtjen VR prej 360 shkallësh dhe është e aftë...

Samsung ka prezantuar modelin e ri të kamerës për realitet virtual 360 Round.

Kamera përdorë 17 lente për të xhiruar përmbajtjen VR prej 360 shkallësh dhe është e aftë për livestreaming 4K. Samsung 360 Round ka edhe gjashtë mikrofona, 50GB memorie të brendshme, mbështetje deri 2TB SSD dhe dy mikrofona të jashtëm.

Samsung nuk ka bërë të ditur çmimin e pajisjes, e cila do të jetë e pranishme deri kah fundi i tetorit.

Temat
Teknologji

Të afërta