Enver Sekiraqa lirohet nga masa e paraburgimit

I akuzuari për vrasjen e policit Tiumf Riza, është liruar nga masa e paraburgimit.

Avokatja e Enver Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, ka thënë për Telegrafin se klientit të saj i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Enver Sekiraqa ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vite burgim. Vendimi për zëvendësimin për arrestin shtëpiak për të, është marrë sot në orët e pasdites. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta