U zunë mat në ditëlindjen e deputetit/ Ja fotoja e Alketa Vejsiut me bashkëshortin që e fsheh gjithmonë

Dy ditë më parë në 17 janar, deputeti socialist, Blendi Klosi ka festuar 37-vjetorin e lindjes. Miqtë më të mirë të çiftit u mblodhën në ambientet e këndshme të bar “Caramel”, në qendër të Tiranës, për t’i uruar atij: Gëzuar ditëlindjen.

Bashkëshortja e Blendit, Nora është marrë me gjithë organizimin e mbrëmjes, e cila sa e thjeshtë në dukje, kishte edhe “komplikimet” e saj për nga ana e përgatitjeve. Miqtë, të cilët i përkasin fushës së artit dhe politikës, por edhe të afërm të Blendit dhe Norës, kanë dëfryer për orë me radhë në trokitjen e gotave të verës dhe shijimin e kokteilit të përgatitur me shumë kujdes.

Ndër të tjerë në festë kanë qenë të pranishëm dhe miku i ngushtë i Klosit, Ben Blushi, gazetari i njohur, Blendi Fevziu etj. Surpriza më e bukur ka qenë torta e porositur nga Nora, qirinjtë e së cilës janë fikur afër mesnatës.

Ndër të ftuarit e ngushtë të çiftit Klosi ishte edhe Alketa Vejsiu e cila për të parën herë fotografohet nga paparaci me bashkëshortin e saj. Me një elegancë që i karakterizoi gjatë gjithë kohës, çifti qëndroi përgjatë mbrëmjes i qeshur ndërsa ishin akomoduar të ulur përballë njëri-tjetrit në poltronat e rezervuara për ta.

Pikërisht sot, dy ditë pas ditëlindjes në të cilën është e ftuar, mbushen plot 24 dimra për prezantuesen e mirënjohur Alketa Vejsiu. Ajo ka lindur më 19 Janar të vitit 1984. Kjo ditëlindje e gjen Alketën me vajzën e saj të vogël Nicole në familjen e re të krijuar tashmë prej disa kohësh.

Burime shumë të afërta të show-girlit rrëfejnë se është e përkushtuar gjatë gjithë ditës me vajzën e saj Nicole. Nuk dihet nëse sot Alketa do të organizojë ndonjë festë për ditëlindje apo do të jetë thjesht një mbledhje “intime” në familje me të afërmit e saj.

Duke u përqëndruar paksa tek jeta prej nëne e Alketës mund të themi se ajo qëndron gjithë kohën me vajzën dhe e ndjek në cdo moment, madje gati-gati është kthyer në ‘manjake’. Nga gjithë të afërmit dhe miqtë e saj më të ngushtë njihet si një mama shembullore.

Lexon shumë për ecurinë dhe rritjen e fëmijëve të vegjël, preokupohet në maksimum për shëndetin e të voglës së saj në mënyrë që asnjë grip në qarkullim mos ta prekë. Vajza e Alketës për hir të së vërtetës nga të njohurit e ciftit cilësohet si një fëmijë i bukur me flokë të verdhë dhe më sy bojëqielli, mjaft i shëndetshëm dhe i lezecëm.

Por në fakt, kohët e fundit Alkteës i duhet të largohet pak orë në ditë nga Nicole duke e lënë atë me gjyshërit pasi projekti i saj më i fundit merr startin në muajin Shkurt. E teksa vetëm pak kohë na ndan nga fillimi i programit, Alketa dhe personi i saj më i besuar me të cilën ka patur gjithë bashkëpunimet Vera Grabocka, po punojnë fort.

Tashmë projekti është në përgatitjet e fundit, ndërsa Grabocka po merret me detajet përmbyllëse. Programi që Alketa do të drejtojë ka për bazë trajtimin e cështjeve familjare, duke e sjellë ‘C’e posta per te’ edhe në Shqipëri. Janë disa rastet që stafi realizues ka pikasur për fillimin e emisionit ndërsa në kërkim janë të tjera raste që presin zgjidhje.

Pranë çiftit në këtë përvjetor të ditëlindjes kanë qenë edhe stilistja Enada Atnikolla, e cila ndodhej e ulur pranë çiftit Blushi. Po kështu në tavolinën e tyre ishte edhe gazetari Andi Bushati. Enada Atnikolla ka qenë e përzgjedhura e Norës për një nga fustanet e nusërisë të përdorur në mbrëmjen që u festua me shoqërinë.

Ajo këshillohet shpesh me te në stilimin e mjaft veshjeve, kryesisht funde dhe fustane. Herë pas here Nora është afruar tek tavolina e tyre për të ndenjur sado pak me ta edhe pse mbrëmja për të ka qenë shumë e zënë, duke u marrë me pritjen e të ftuarve dhe organizimin që çdo gjë të shkonte mirë.

Ditëlindja e Klosit dëfren Idrizin dhe Abazin

Kanë trokitur shumë herë gotat me verë, kanë qeshur aq sa nuk bëhet më dhe kanë qëndruar gjatë me njëri-tjetrin. Dy deputetët e partisë socialiste Sadri Abazi dhe Shpëtim Idrizi janë mbledhur sërish bashkë në ditëlindjen e Blendi Klosit.

Kohët e fundit “dialogu me Shqipërinë”, nisma e PS i ka ulur thuajse çdo darkë në tryeza festive, por duket se në këtë mbrëmje kanë hequr dorë nga leksionet dhe udhëzimet ndaj antarësisë për t’u përqëndruar vetëm tek gëzimi i ditëlindjes së deputetit më të vjetër se ta por më të ri në moshë, Blendi Klosi.

Temat
Showbiz

Të afërta