Zevendëskryeministri Hoxhaj paralajmëron për “misionin humanitar” rus në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ-në “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ-në “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili pretendon se po bëhet për t’i ndihmuar serbët e Kosovës.

Në një reagim nëpërmjet Twitter, ish-ministri i jashtëm i Kosoës dhe Zëvendëskryeministër aktual ka thënë se “mision rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në Kosovë duke i maskuar strukturat paralele si shërbime humanitare të ofruara nga OJQ-të ruse.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Marko Gjuriq dhe zyra e tij në Beograd janë duke shërbyer si dorë e zgjatur e ndërhyrjes hibride të Rusisë me qëllim të dëmtimit të stabilitetit të udhëhequr nga ShBA’ja dhe BE’ja në Ballkan.

Hoxhaj vazhdon më tej duke thënë se “asistenca humanitare” e Rusisë nuk është asgjë tjetër veçse një instrument për ta kthyer prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në stabilitetin e rajonit.

Temat
LajmeVend

Të afërta