Zbulohen fakte të reja si janë ndërtuar Piramidat në Egjipt

Fakte të reja kanë dalë sesi egjiptianët e lashtë kanë ndërtuar Piramidën e Madhe në Giza duke transportuar 170 mijë ton gurë gëlqerore me anije.

Për shekuj me radhë ka qenë një prej enigmave më të mëdha të botës: si një shoqëri e Epokës së Bronzit e pazhvilluar nga ana e teknologjisë krijoi Piramidën e Madhe të Egjiptit në Giza, shkruan Dailymail, transmeton oranews.

Zbulimi i fundit është bërë nga mbishkrimi i një papirusi antik. Në papirusin e gjetur në portin Vadi el-Jarf, përshkruhet në detaje se si 170.000 tonë të gurëve prej gëlqeres janë bartur nga lumi Nil deri në Gizë.

Punëtorët vendosën blloqet në anijet prej druri, që ishin të ndërlidhura me litarë, dhe pastaj anijet lundronin nëpër kanale deri në portin e brendshëm, i cili ndodhej vetëm pak kilometra larg piramidës.

Edhe pse prej kohësh ishte e njohur se blloqet e granitit janë furnizuar nga Asuani, 855 metra në jug të Gizës, dhe blloqet e gurit gëlqeror nga Tura, tetë kilometra më tej, arkeologët nuk ishin dakorduar për faktin se si materiali ndërtimor ishte transportuar saktë.

Arkeologu Mark Lehner gjithashtu ka zbuluar prova të një rruge ujore nën pllajën e piramidës.Ai tha: “Ne kemi përshkruar pellgun e kanalit qendror, dhe ne mendojmë se ishte zona kryesore e shpërndarjes në këmbët e Gizës”.Zbulimet e reja po transmetohen në një dokumentar në kanalin 4, të quajtur “Piramida e Madhe e Egjiptit: Dëshmi e Re.”

Temat
Fun

Të afërta