Vdes në moshën 37-vjeçare gruaja më e rëndë në botë

Një grua egjiptiane, që besohej se ishte gruaja më e rëndë në botë, ka vdekur në spital në Emiratet e Bashkuara Arabe.Eman Ahmed Abd El Aty shkoi në Indi në fillim të këtij viti për t’iu nënshkruar operacioneve për humbje të peshës.

Mediat lokale raportuan se ajo kishte humbur më shumë se 300 kilogramë nga 500 sa peshonte, por vdiq nga komplikimet prej problemeve tjera shëndetësore.

Spitali ku ajo ishte shtruar ka thënë në një komunikatë se 37-vjeçarja vuante nga sëmundja e zemrës dhe mosfunksionimi i veshkës.

Spital i ka shprehur ngushëllime familjes së saj.Eman ndodhej në kryeqytetin Abu Dhabi që prej muajit maj pasi ishte transferuar pas operacionit specialist në Mumbai të Indisë.

Temat
Shëndet

Të afërta