Thaçi: Trump më tha se Kosova ka një popullatë të mrekullueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka folur atij për Kosovën.

“Mund të them përsëri se populli i Kosovës është i bekuar që ka miqësi të përjetshme me SHBA-të. Edhe presidenti Trump tha se Kosova është vend i mrekullueshëm dhe me një popullatë të mrekullueshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Në një intervistë për televizionin publik, Thaçi ka deklaruar se gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar mbi 50 takime të nivelit të lartë.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në margjinat e OKB-së, ishte “mundësi e mirë për të afirmuar shtetin tonë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta