E pickoi mushkonja 18 vite më parë, sot vuan nga sëmundja e mistershme

Një nënë e dy fëmijëve vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila transmetohet nga mushkonjat. Sëmundja e këmbës së elefantit shndërron trupin në një formë të tillë që vështirë se jetohet.

Për 40-vjeçaren Rezia Begum gjithçka nisi pas lindjes së vajzës 18 vite më parë. Sot këmba e saj peshon rreth 60 kilogramë.

Fotot që shfaqin gruan në gjendje të rëndë janë shkrepur në Dhaka Medical College Hospital në Bangladesh.
Kam qenë si të gjithë njerëzit normalë por tani janë barrë për familjen time të varfër”, tha ajo, sipas “the Mirror”.

Mjekja Shamanta Lal Sen thotë se dyshohet që Rezia vuan nga Elephantiasis, por shtoi se nuk mund të jetë 100 për qind e sigurt deri në publikimin e testeve dhe rezultatin e operacioneve.

Kjo sëmundje, e njohur ndryshe edhe si sëmundja e këmbës së elefantit, bën që njerëzit të pësojnë zmadhime të pjesëve të turpit.

Sëmundja Elephantiasis transmetohet nga kafshimet e mushkonjave.
Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë nga kjo sëmundje rrezikohen rreth 950 milionë njerëz në 54 shtete anekënd botës.

Në Maj të muajit të kaluar Raimundo nga Sao Jose në Brazil shpjegoi se si pothuajse ishte paralizuar si pasojë e një pickimi mushkonje më shumë se 20 vite më parë, çka i kishte shkaktuar fryrjen e këmbës.

Temat
Shëndet

Të afërta