Zyrtarisht në vjeshtë, ja arsyeja që mund të jemi të trishtuar

Jemi zyrtarisht në vjeshtë! Sot, më 22 shtator ndodh ekuinoksi i vjeshtës, kur dita dhe nata barazohen.

Kjo është dita e parë astronomike e vjeshtës.

Nis kështu stina e njohur për ngjyrat e saj, për të vjelat, frutat, shkollën, por është gjithashtu një mbyllje.

Sot nata dhe dita do të barazohen për të vazhduar me net që do marrin minuta nga dita dhe kështu do të vazhdojë deri në solsticin e dimrit.

Për këtë arsye, veç emocionit të një fillimi, kjo ditë mund të jetë pak depresuese.

Nuk është si ekuinoksi tjetër kur fillon pranvera dhe rigjallërimi dhe shkojmë drejt verës, nuk është si dy solsticët që shënojnë pikën më të thellë të stinëve të tyre aktuale. Ky është një ndryshim drejt netëve të gjata dhe të ftohtit. Megjithatë edhe kjo stinë ka të bukurat e saj.

Duhen veshur edhe ato pallto që i kemi blerë shtrenjtë.

Temat
Fun

Të afërta