Kjo simptomë e njohur nuk është shenjë e hershme e Alzheimer

Simptomat e demencës zakonisht përfshijnë humbjen e memories, probleme në të menduar dhe ndryshime në personalitet.

Sidoqoftë, ky i fundit mund të mos jetë një shenjë e hershme, tregon një studim i ri.

Ndryshimi i personalitetit për një kohë të gjatë është konsideruar çelës i simptomës së sëmundjes Alzheimer.

Sipas asociacionit të Alzheimer, shumë njerëz kanë përvoja të ndryshimit të personalitetit, si ankth, depresion në fazën e hershme të gjendjes. Por, studimet e reja tregojnë se kjo nuk mund të konsiderohet e saktë në këtë rast.

Studiuesit në Universitetin Florida kanë zbuluar, se nuk ka evidenca të ndryshimit të personalitetit me demencën dhe se kjo nuk mund të jetë simptomë e fazës së hershme të sëmundjes. Ndryshe, konsumimi i ushqimeve të ndryshme, si avokado, peshkut, bajameve mund të ndihmojnë në shmangien e gjendjes.

Temat
Shëndet

Të afërta